Skuadra e Milanit sonte e mirëpret Interin në “San Siro”.
Dy skuadrat e qytetit që janë rival të përbetur takohen sonte në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me fillim nga ora 21:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Mungesa e madhe e këtij dueli pritet të jetë Rafael Leao, i cili u dëmtua në fundjavë.
Më poshtë keni formacionet e mundshme:
Milan XI: Maignan; Calabria (c), Tomori, Kjaer, Hernandez; Tonali, Krunic; Diaz, Bennacer, Leao/Saelemaekers; Giroud.
Inter XI: Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic (c), Mkhitaryan, Dimarco; Martinez, Lukaku.
/GazetaBlic Sport


