Skuadra e Real Madridit barazoi mbrëmë me Manchester City me rezultatin 1-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve që u zhvillua në “Santiago Bernabeu”.
Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt theksoi se skuadra e tij e kishte të vështirë të krijonte shumë raste, por thotë se e ka të qartë planin për ballafaqimin e dytë, shkruan GazetaBlic Sport.
“Presim të përshtatemi pak në ndeshjen e dytë. Unë kam një ide se çfarë duhet të bëjmë”, tha fillimisht Guardiola për mediat ndërkombëtare pas takimit.
“Ne luajtëm me kampionin e Evropës. Ne luajtëm një lojë të mirë, shënuam, nuk ishte e lehtë t’i menaxhonim. Real Madrid luajti ndeshjen e tyre. Kur ne ishim më të mirë, ata shënuan. Kur ata ishin më të mirë, ne shënuam. Ishte një Lojë e ngushtë. Do të jetë një finale të mërkurën e ardhshme. Distanca mes mbrojtësve të krahut dhe qendërmbrojtësve u zu nga Kroos, Modric, Valverde. Ishin dy mbrojtës qendrorë në Haaland, ishte e vështirë, por ai lëvizi mirë”, përfundoi Guardiola.
/GazetaBlic Sport


