Sociologu kosovar, Xhelal Hajrullahu, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se me liberalizimin e vizave shumë qytetarë pritet ta lëshojnë Kosovën.
Ai tha se të njëjtit do të largohen në vendet e BE-së dhe të gjejnë mundësi të reja punësimi dhe nuk do të kthehen më në Kosovë.
“Unë mendoj se në vendin tonë po tentohet me u kriju ajo pasoja pozitive e zhvendosjes që me u zvogëlu popullsia dhe me u rrit ekonomia. Më duket sikur Mali i Zi që ka përafërsihst 500 mijë banorë. Eshtë shqetësuese sepse edhe ne mundemi me ardhë në këtë gjendje. Unë besoj që me liberalizimin e vizave shumë qytetarë kanë me e lëshu vendin sepse shumë të tillë asnjëherë nuk e kanë lëshuar vendin deri tani. Ata kanë me pas mundësi me shku në vendet e Evropës me lidh kontrata, me pa universitete, mundësi të reja, dhe jam shumë i bindur që ata nuk kthehen më ata këtu. Ata do të ktheheshin vetëm nëse Qeveria do të rriste pagat”
Hajrullahu i cili ushtron profesionin e mësuesit, tha se çdo vit brenda klasës largohen nga tre ose katër nxënës.
“Çdo vit largohen brenda klasës tre ose katër nxënës, po flasim për kryeqytet, mos të flasim për vendet e tjera rurale apo qytetet e tjera ku numri është shumë më i madh edhe vërehet dukshëm largimi në ato komunitete. Qeveria e Kosovës duhet me kriju reforma të thella në arsim, kampanja vetdijësuese, duhet të ngriten pagat në secilin sektor, jo vetëm në sektorin publik por me kriju kushte më të mira edhe për sektorin privat sepse sektori privat është ai sektor që më shumë qytetarët po e lëshojnë vendin” tha Hajrullahu në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”
Intervistën e plotë me sociologun Xhelal Hajrullahu e ndiqni në “Gazeta Blic”


