Sociologu kosovar Xhelal Hajrullahu, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” deklaroi se orientimi në karrierë është shumë i rëndësishëm për orientimin e nxënësve në përzgjedhjen e profesioneve.
Hajrullahu tha se ka shumë nxënës të cilët deklarojnë se nuk dijnë ku të orientohem.
Ai tha se mosorientimi i duhur në profesion po shkakton edhe këtë ikje.
“Orientimi në karrierë është shumë i rëndësishëm që nga shkolla fillore dhe ai i mesëm mirëpo deri tani me Ligjin e arsimit parauniversitar nuk ka ndonjë modul por vetëm funksionon në kuadër të mësimit zgjedhor. Shumë të rinj, të reja, nxënës thonnë se ne nuk po dijmë ku të orientohemi, tani është edhe kjo një arsye. Mosorientimi i duhur në profesion po shkakton edhe këtë ikje”
Tutje Hajrullahu tha se 80-90% e nxënësve në një klasë, në pyetjen se “nëse do të jepej mundësia më lëshu vendin, sa nga ju do ta lëshonit” e ngrisin dorën se duan të largohem.
“Në pyetjen të cilën ne ua shtrojmë nxënësve se “nëse do të jepej mundësia më lëshu vendin, sa nga ju do ta lëshonit” në një klasë me mesatarisht 32 nxënës deri diku 80-90% e ngrisin dorën gjithmonë duke përmendur arsye nga më të ndryshmet se këtu nuk ka të ardhme, mungon sigurimi shëndetësor, këtu nuk paguhesh për punën që bën” tha Hajrullahu në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”


