Sociologu kosovar, Xhelal Hajrullahu, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka renditur faktorët që po ndikojnë në largimin e të rinjve nga Kosova.
‘Kushtet jo të mira ekonomike, pagat e ulta dhe humbja e besimit në institucione, janë disa nga faktorët që sipas Hajrullahut po ndikojnë në largimin e tyre nga vendi.
“Migrimet apo lëvizjet e popullsisë ka patur gjatë gjithë historisë që nga formimi i saj. Ato kanë qenë të shprehura si rezultat apo të shkaktuara nga mungesa e ushqimit, katastrofat natyrore,luftrat, pandemitë etj. Shqetësues është fakti se kemi shumë të rinj e të reja nga vendi jonë të cilët janë larguar nga Kosova. Kemi shumë faktorë që kanë ndiku në këto largime. Faktori shtytës është kur nuk kemi kushte të mira ekonomike në këtë vend, pagat janë shumë të ulta, ka humb shpresa pothuajse në të gjitha institucionet tona. Shumë nxënës, të rinj të reja, student, ata të cilët kanë përfunduar mjeksinë dhe që janë në marrëdhënie pune e krijuar binjen se në këtë vend nuk ka të ardhme dhe shpresa e vetme për ta është largimi nga ky vend”
Sociologu Hajrullahu tha se deri tani nuk ka asnjë kampanjë vetdijësuse për t’i bindur qytetarët mos ta braktisin vendin.
“Deri tani unë përmes mediave nuk e kam parë një kampanjë vetdijësuese se pse duhet të jetohet në këtë vend, mos ta braktisim. Deri tani të gjitha Qeveritë duke perfshirë edhe të fundit nuk kanë krijuar mekanizma që kishin bërë të mundur që të rinjtë dhe të rejat, qytetarët tanë me qëndru në vendin tonë. Pasojat ekonomike janë shumë të mëdha, pasoja këto që përmenden edhe në aspektin sociologjik, pasojat e migrimit në aspketin e zhvendosjes që janë negative, si lënia e tokës pjellore, mungesa e njerzve të aftë për punë etj” deklaroi Hajrullahu në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”
Intervistën e plotë me socilogun Xhelal Hajrullahu e ndiqni në “Gazeta Blic”.


