Sporti

Edhe Flaka Loxha e nis mbarë, fiton në raundin e parë në Botërorin e xhudos

05/09/2023 11:47
nga:L J

Pas Akil Gjakovës, edhe Flaka Loxha e ka nisur mbarë Kampionatin Botëror të Xhudos, i cili po zhvillohet në Doha të Katarit.

Flaka në xhiron e parë e mposhti xhudisten Christianne Legentilin në kategorinë deri 57 kilogramë.

Përveç Akilit dhe Flakës, sot do të garojë edhe Nora Gjjakova, ndërsa dje garën e përfunduan Erza Mumimoviç dhe Distria Krasniqi.