Sporti

Akil Gjakova fillon mirë Botërorin, e fiton luftën e parë

05/09/2023 11:18
nga:L J

Akil Gjakova e ka fituar luftën e parë në Kampionatin Botëror të xhudos.

Në kategorinë deri 73 kilogramë, Akili e kishte përballë rumunin Adrian Sulca.

Ndaj tij realizoi hedhje të bukur për uazari. Më pas Sulca mori dënimin e tretë dhe kështu Akili fitoi me Ippon.

Akil Gjakova e kontrolloi në tërësi luftën dhe nuk u rrezikua në asnjë moment.