Showtime

Luizi reagon në “Facebook”, ka një premtim për fansat

05/09/2023 08:55
nga:Y I

Pas shpalljes si fitues i edicionit të dytë të BBV, Luiz Ejlli ka postuar për herë të parë në rrjetin e tij social, “Facebook”.

Luizi përmes një shkrimi, ka shprehur habinë për të gjithë mbështetjen e madhe që ka marrë dhe gjithashtu premtoi se do të futej Live për t’u përgjigjur të gjitha pyetjeve që kanë fansat.

“Jam i habitur nga gjithë kjo dashuri dhe më mijëra mesazhe që është e pamundur ti rikthej por ju premtoj se do të gjej kohë një ditë të futem Live këtu në Facebook për t’ju përgjigjur çdo pyetje që keni për mua! #meLuizin. Shumë dashuri për ju!,” shkruan Luizi.