Lajme

Çfarë pritet të ndodhë sot në Kosovë?

05/09/2023 07:23
nga:Y I

Ngjarjet e datës 9 maj 2023:

– Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog së bashku me Ministren e Ekonomisë, Dr Artane Rizvanolli do të zbulojë Muralin e Energjisë së Mirë pikturuar në murin anësor të ndërtesës së BE-së në Kosovë në Prishtinë. (Përballë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, rruga Kosova 1, ora 11:30)

– Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog do të marrë pjesë në Masterklasën “Aftësitë e artit në rrugë”. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë, ora 12:00)

– Me rastin e Ditës së Evropës do ta hapë ekspozitën “Vala tjetër”. (Shtëpia e Evropës, ora 18:00)

– Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog do ta hapë Koncertin e Chopin Piano Fest të Ditës së Evropës. (Amfiteatri i Ri i Bibliotekës Universitare në Prishtinë, ora 20:00).