Futbolli kosovar po vazhdon që çdo ditë e më shumë të prodhojë emra të ri, të cilët premtojnë të ardhme të ndritur.
Në mesin e tyre është Yll Sadiku, futbollisti nga Vushtrria, që po jep sinjale të mëdha në karrierën e tij të hershme, shkruan GazetaBlic Sport.
Momentalisht vetëm 17 vjeçar, duke u paraqitur me fanellën e skuadrës së Ramiz Sadikut, ai po tregon që mund të jetë një futbollist shumë premtues në mbrojtje.

Sadiku ka elementet e duhura për të qenë një mbrojtës që ofron siguri dhe komoditet në mbrojtje, duke filluar nga gjatësia, qëndrueshmëria dhe aspekti psikologjik.
Përveç këtyre, ai ka edhe nivelin teknik të lojës në nivelin e duhur, me pasime të sakta dhe i gatshëm për të kontribuar në lidhje mes aspektit defanziv dhe atij ofanziv të skuadrës.

Ylli tashmë është në përfundim të grupmoshës U17 dhe do të kalojë tek ekipa juniore, me fokusin që së shpejti të debutojë edhe tek Ekipa A.
/GazetaBlic Sport/


