Sporti

Messi: Jam i lumtur për çmimin, sfidat i kalova me mbështetjen e kombit argjentinas

05/08/2023 20:16
nga:Mergim Rreci

Leo Messi ka fituar çmimin ‘Sportisti Botëror i Vitit 2023’ nga Laureus.

Është hera e dytë që ai fiton çmimin dhe është ende i vetmi futbollist që e ka fituar atë, përcjell GazetaBlic Sport.

Kjo arritje e madhe vjen pasi që argjentinasi e fitoi Kupën e Botës dhe tashmë është kompletuar me gjithë trofetë e mundshëm në futboll.

“Më dolën shumë sfida, por gjithmonë u përpoqa ta përmirësoja veten me ndihmën dhe mbështetjen e kombit argjentinas, faleminderit shumë”, tha Messi në fjalimin e tij.

/GazetaBlic Sport/