Sporti

Silva shumë i motivuar për përballjen me Real Madridin

05/08/2023 16:35
nga:Mergim Rreci

Mesfushori i Manchester Cityt, Bernardo Silva, ka shprehur besim për ndeshjen e rëndësishme ndaj Real Madridit, duke iu referuar ndeshjes së parë gjysmëfinale të Champions League.

“Ne kemi shumë respekt për ta, po, por jo frikë. Pse duhet t’u frikësohemi atyre?”, u shpreh portugezi, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ne do të përpiqemi të ruajmë momentin që kemi ndërtuar gjatë këtyre dy muajve të fundit për të arritur me besim në fitore, duke e ditur se nuk ishte rastësi që Reali fitoi Champions League sezonin e kaluar”.

Për Bernardon, eliminimi ndaj Real Madridit një vit më parë, edhe në gjysmëfinale, si dhe tradita fituese e madrileneve në kompeticion, nuk mund t’i bëjnë spanjollët një pengesë të pamundur për t’u kapërcyer: “Kurrë nuk bëhet fjalë për skuadrën. Nëse Real Madridi nuk do të kishte Modric, Kroos, Vinicus dhe Benzema, nuk do të fitonte asgjë. Fanella në vetvete nuk garanton asgjë”, përfundoi Silva.