Sporti

Fantastike: Distria Krasniqi për 20 sekonda e mposht kundërshtaren koreane, kualifikohet në gjysmëfinale të Botërorit

05/08/2023 14:16
nga:L J

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi është kualifikuar në gjysmëfinale të Botërorit të Xhudos që po zhvillohet në Doha të Katarit.

Krasniqi pati paraqitje fenomenale në çerekfinale të këtij kompeticioni, ku mposhti me “Ippon” kundërshtaren koreane, Seyun Jang, përcjell GazetaBlic Sport.

Distria Krasniqi fitoi këtë përballje për vetëm 20 sekonda dhe arriti gjysmëfinalen e madhe të këtij kompeticioni.

/GazetaBlic Sport