Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka fituar edhe duelin e rrethit të tretë në Botërorin e Xhudos.
Krasniqi ka mposhtur xhudisten belge, Ryheul në “Golden Score”, shkruan GazetaBlic Sport.
Distria Krasniqi që po garon në kategorinë -52 kilogramë, ka arritur në çerekfinale të Botërorit të Xhudos që po mbahet në Katar.
Xhudistja ynë shihet si favorite kryesore për të fituar medaljen e artë në këtë garë.
/GazetaBlic Sport


