Lajme

Në PE evidentohet se Serbia e ka shkelur marrëveshjen duke votuar kundër Kosovës

05/08/2023 13:05
nga:Genita C

Raportit të Parlamentit Europian për Serbinë i janë shtuar amendamente ku ndër të tjera theksohet Serbia e ka shkelur marrëveshjen mes dy vendeve duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

Për këtë amendament, sipas mediave të pavarura serbe, kanë insistuar Grupi I Europarlamentarëve të Gjelbër.

“Të Gjelbërit në amendamentin e tyre kërkojnë që të shprehet “keqardhje” që Serbia e ka shkelur marrëveshjen e Beogradit dhe Prishtinës, para së gjithash marrëveshjen e Ohrit, duke votuar kundër pranimit të Kosovës në Këshill të Evropës, duke bojkotuar zgjedhjet para së gjithash në Veri të Kosovës të orkestruar në Beograd duke i frikësuar politikanët e opzoitës”.

Në raportin me 104 pika që është miratuar në Këshillin për Punë të Jashtme të Parlamentit Europian, janë shtuar edhe 11 amendamente për të cilët do të diskutohet në seancë plenare.