Sporti

Rafael Leao: “Do të kthehem së shpejti!”

05/08/2023 09:26
nga:L J

Sulmuesi portugez i Milanit, Rafael Leao, ka folur për herë të parë pas lëndimit të së shtunës pasdite gjatë ndeshjes kundër Lazios, i cili dje rezultoi të ishte një zgjatje e muskujve të kofshës pas testeve instrumentale.

Talenti portugez ka folur përmes rrjetit social ‘The Residency’, ku tha: “Mos u shqetësoni për dëmtimin tim, do të kthehem së shpejti!”.

Më pas ai i është përgjigjur një komenti tjetër: “Kam pasur trajtime dhe kam fjetur gjithë ditën. Motivimi im është të qëndroj në fushë çdo ditë dhe të përmirësohem për të arritur qëllimet e mia”.

Për Milanin: “Atmosfera në Milano është më e mira që kam përjetuar ndonjëherë”.

Një sugjerim merkato: “Mbappè duhet të vijë në Milano, ai tashmë është një tifoz i kuqezinjve”.

/GazetaBlic Sport