Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës në futboll.
Ballkani ka siguruar një nga fitoret më të rëndësishme të sezonit, duke triumfuar ndaj Dritës në Gjilan, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati përfundimtar ishte 1 me 2, me suhareakasit që me këtë fitore e kanë bërë të ‘zjarrtë’ garën për titullin kampion.
Të dy skuadrat kanë pikë të barabarta në pozitat 1 dhe 2 dhe do të luftojnë fuqishëm në 3 ndeshjet e mbetura.
Dy takimet e tjera, Llapi – Ferizaj dhe Prishtina – Gjilan, përfunduan pa gola, 0-0.
/GazetaBlic Sport/


