Lajme

Goditën gazetarin, policia kap 2 persona të shpallur në kërkim

05/07/2023 16:11
nga:G B

2 persona të shpallur në kërkim për veprën penale “goditje për shkak të detyrës” janë kapur nga policia.

I.(E). A., 35 vjeç, banues në Zejmen dhe P.(L). P., 32 vjeç, banues në Manati kanë goditur një gazetar në Lezhë dhe bashkëshorten e tij më 25 janar 2023.

Ndaj tyre ishtë dhënë masa arrest me burg.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.