Lajme

“Vdekjen do ta puthë, luftën kurrë s’do ta pushojë, PDK-ja kujton heroin Bahri Fazliun

05/07/2023 14:56
nga:Genita C

Partia Demokratike e Kosovës ka kujtuar heroin Bahri Fazliun në 25 vjetorin e rënies, raporton GazetaBlic.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, PDK-ja ka kujtuar Fazliun me një poezi të tij.

Shkrimi i plotë:

“Edhe vdekjen do ta puth, nënë
kur lufta këtë do ta kërkojë,
edhe nga varri do të ngrihem,
luftën kurr s’do ta pushoj” – Bahri Fazliu.

Lavdi e përjetshme për trimin dhe Heroin e Kosovës, Bahri Fazliu, në 25 vjetorin e rënies!