Lajme

Aksident në Turqi, deri më tani 12 të vdekur dhe 31 tjerë të lënduar

05/07/2023 11:38
nga:Genita C

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe janë lënduar 31 tjerë, në një aksident zinxhiror që ka ndodhur në provincën jugore turke Hatay të shtunën mbrëma, raporton agjencia AP.

Një kamion kaloi në shiritin e kundërt pasi humbi kontrollin, duke u përplasur me nëntë vetura e dy minibusë.

Shumica e veturave ishin të parkuara anash rrugës në afërsi të një pompe të derivateve, pasi shokët dhe familjarët po përshëndeteshin nga burrat që po shkonin në shërbim të detyrueshëm ushtarak.

Sipas agjencisë së lajmeve “Demiroren”, kamioni që humbi kontrollin të shtunën po barte rrënoja nga tërmeti, ndërsa goditi një kamion tjetër para se të humbte kontrollin.