Lajme

I zhdukur që nga 3 maji, familja kërkon ndihmë për gjetjen e Nezir Osmanit

05/07/2023 11:18
nga:Genita C

Nezir Osmani nga Prishtina që nga 3 maji është zhdukur dhe asgjë nuk dihet për fatin e tij.

Familjarët e tij kanë bërë të ditur se Neziri për herë të fundit është parë tek Zjarrfikësit në Kodrën e Trimave.

Andaj ata kanë bërë thirrje që nëse dikush ka informatë për vendndohjen e tij të lajmërojë në numrin e telefonit 044-219-050.