Sporti

Ancelotti: “Vinicius dhe Rodrygo po bëjnë diferencën, tani mendojmë veç për Manchester Cityn”

05/07/2023 08:08
nga:L J

Carlos Ancelotti pranoi se dyshja braziliane Vinícius dhe Rodrygo janë në formë të pabesueshme dhe ishin vendimtar në fitoren kundër Osasuna (2-1), e cila u dha atyre Kupën e Mbretit. Trajneri i Real Madrid vlerësoi gjithashtu paraqitjen e rivalit të tij.

“Osasuna luajti shumë mirë deri në fund. Pavarësisht gjithçkaje, mendoj se e merituam fitoren, por në çdo finale vuajtëm. Kjo Kupë ka mbërritur në një moment të rëndësishëm. Është një çmim i merituar pas gjithë mundimit. Tani duhet të mendojmë për ndeshjen e së martës Manchester City”, theksoi trajneri.

“Vinícius dhe Rodrygo po bëjnë diferencën.”

Real Madrid do të përballet me Manchester Cityn të martën, në një ndeshje gjysmëfinale të Champions League: “Sonte do të festojmë pak dhe më pas do të mendojmë për atë ndeshje”.

/GazetaBlic Sport