Sporti

Drenica zyrtarisht bie nga Superliga e Kosovës pas humbjes nga Trepça ’89, Dukagjini fiton ndaj Malishevës

05/06/2023 16:57
nga:E K

Kanë përfunduar ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.

Drenica pësoi humbje me rezultat 3-1 nga Trepça ’89 duke bërë që zyrtarisht të bie nga Superliga e Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.

Realizatorët për Trepçën ’89 ishin: Fazliu, Fatty dhe Nimani, kurse për Drenicën shënoi, Osman Mëziu.

Në anën tjetër Dukagjini shënoi fitore me rezultat 1-0 ndaj Malishevës me golin e shënuar nga Otto John në minutën e 86’të të takimit.

/GazetaBlic Sport/