Java e 33-të e Superligës së Kosovës fillon me dy ndeshje shumë interesante.
Dukagjini e pret skuadrën e Malishevës në stadiumin “18 qershori”, atje ku ndeshja do të gjykohet nga treshja: Mervan Bejtullahu, Fatlum Jashari dhe Eris Bejtullahu, përcjell GazetaBlic Sport.
Momentalisht, dy skuadrat luajnë për objektiva të kundërta, Dukagjini për Evropën, kurse skuadra e Malishevës po kërkon mbijetesën.
Ja formacionet zyrtare:
Dukagjini: Haxhihamza, Shala, Basriu, Syla, Kuçi, Salihu, Khomutov, Morina, Zulfiu, Merlaku, Januzi.
Malisheva: Gashi, Pira, Bihorqc, Kryeziu, Veliu, Vitija, B.Maliqi, Bruti, Avdyli, Sobowale, Tolaj
/GazetaBlic Sport/


