Sporti

Raportohet se Alexis Mac Allister do të jetë lojtar i ri i Liverpool

05/06/2023 14:25
nga:Mergim Rreci

Liverpool ka punuar gjatë natës për të transferuar mesfushorin argjentinas të Brighton, Alexis Mac Allister.

“Reds” tashmë kanë një marrëveshje parimore me Brighton, ndërsa kontaktet vazhduan deri në orët e vona të natës për të tentuar të balancojnë pagën dhe të bindin lojtarin të pranojë transferimin pavarësisht mungesës së mundshme të Liverpool në Champions League sezonin e ardhshëm.

Kjo transfertë do të realizohej për 60 milionë euro dhe një kontratë pesëvjeçare për lojtarin argjentinas.

/ h.ll/abcnews.al