Sporti

Skenderaj dhe Drita përballen sonte në ndeshjen e dytë finale në volejboll

05/06/2023 13:12
nga:Mergim Rreci

Sonte në palestrën “Ilaz Kodra”, Skenderaj pret Dritën në ndeshjen e dytë finale të playoffit të Superligës A, femrat.

Pritet të jetë një ndeshje tejet interesante, me Skenderajn që mposhti kampionet në fuqi në finalen e parë. Ishte një paraqitje e mrekullueshme e tyre, me vashat nga Drenica që dominuan në tërësi, transmeton GazetaBlic Sport.

Kësaj radhe skenderajaset do ta kenë avantazhin e nikoqirit.

Ndeshja e sontme luhet me fillim nga ora 19:00.

/GazetaBlic Sport/