Sporti

Nesër spektakël në basketbollin kosovar, Peja dhe Trepça duelojnë në ndeshjen e dytë

05/06/2023 11:28
nga:Mergim Rreci

Një super ndeshje na pret nesër në basketbollin kosovar.

Peja dhe Trepça do të duelojnë në ndeshjen e dytë finaliste, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshjen e parë e fituan ‘Minatorët’ dhe tashmë kanë avantazhin, 1 me 0.

Ky takim do të fillojë në ora 17:00 dhe tashmë biletat janë në shitje.