Sporti

Serie A premton super spektakël sot, dy ndeshje të ‘zjarrta’ në Milano e Romë

05/06/2023 09:56
nga:Mergim Rreci

Serie A vjen sot me tre ndeshje shumë interesante.

Në program janë dy super përballje, me katër skuadrat që kërkojnë një vend në Ligën e Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.

Fillimisht nga ora 15:00, Milan dhe Lazio duelojnë në ‘San Siro’, me Rossonerët që kërkojnë me çdo kusht fitoren ndaj skuadrës së Sarrit.

Nga ora 18:00, Roma dhe Inter përballen në ‘Olimpico’, atje ku pritet të jetë spektakël i vërtetë.

Ndeshja tjetër është ajo mes Cremonese dhe Spezia.

/GazetaBlic Sport/