Lajme

Ndodhi edhe kjo: Një i arrestuar arratiset nga stacioni policor në Shtime

05/06/2023 09:37
nga:Gazeta Blic

Një person është arratisur nga stacioni policor në Shtime të premten rreth orës 3 e 40.

Sipas policisë, i dyshuari, me vendim të prokurorit, ishte planifikuar të dërgohej në qendrën e mbajtjes në Ferizaj.

I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur, ndërsa njësitet policore janë në kërkim të tij.