Lajme

LAJMI I FUNDIT: ZRRE gjobit me 3.2 milionë euro KEK-un dhe 439 mijë euro KOSTT

05/05/2023 18:49
nga:Y I

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ( ZRRE), ka mbajtur sot mbledhjen e radhës e ku ka vendosur gjobë në vlerën prej 3.2 milionë euro për Korporatën Energjetike të Kosovës dhe 439 mijë euro për Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (KOSTT).

Në njoftimin për media thuhet se në këtë seancë të Bordit të ZRrE-së, janë aprovuar kërkesat për vazhdimin e Licencës për furnizim me energji elektrike të ndërmarrjes Future Energy Trading and Exchange Dynamics dhe Licencës për furnizim me shumicë (tregtim) të energjisë elektrike të ndërmarrjes Danske Commodities Kosova, si dhe është miratuar kërkesa për dhënie të Licencës për furnizim me energji elektrike të ndërmarrjes Sharrcem.

“Në këtë seancë, pas shqyrtimit përfundimtar të raporteve të monitorimit, Bordi ka vendosur gjobë ne vlerën prej 3.2 milion euro per Korporatën Energjetike të Kosovës dhe 439 mijë euro për Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (KOSTT)”, thuhet në njoftimin e ZRRE-së.

Njoftimi i plotë: