Lajme

Aksident mes trenit dhe veturës, lëndohen dy persona

05/05/2023 18:11
nga:Y I

Sot rreth orës 17:00 ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë treni dhe një veturë.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lëndur dy persona.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësja e Policisë së Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira një tren dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rrugor” tha Ahmeti për “Gazeta Blic”

Treni godet një veturë