Sporti

Lajm i keq për Tottenham: Hugo Lloris humb sezonin shkaku i lëndimit

05/05/2023 18:16
nga:E K

Portieri, Hugo Lloris do të jetë jashtë fushave deri në fund të sezonit për shkak të një dëmtimi në kofshë, zbuloi të premten klubi londinez, Tottenham.

Lloris u lëndua gjatë ndeshjes kundër Newcastle më 23 prill, në të cilën Tottenham u mposht me rezultat 1-6, përcjell GazetaBlic Sport.

Portieri francez pësoi pesë gola në 21 minutat e para të lojës dhe u zëvendësua nga Fraser Forster, i cili ka qenë në formacionin fillestar për Spurs në ndeshjet e fundit.

Sipas trajnerit të përkohshëm Ryan Mason, lëndimi i pësuar nga lojtari 36-vjeçar e pengon atë të rikthehet në fushë këtë sezon, në të cilin mbeten katër ndeshje për Tottenham.

Klubi londinez, aktualisht në vendin e shtatë në tabelë, është në luftë për vende për të hyrë në garat evropiane.

/GazetaBlic Sport/