Lajme

James Rubin shpërndan shkrimin e NYT për lidhjet e Vuçiqit me botën e krimit: Interpretim brutal

05/05/2023 10:45
nga:N M

James Rubin, ish-zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, i cili tash udhëheq Qendrën Globale të Angazhimit në kuadër të DASH-it, ka komentuar artikullin e “The New York Times” i cili flet për lidhjet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me botën e krimit, mafies e huliganizmit.

Rubin e ka shpërndarë artikullin të cilin e ka quajtur “brutal”.

“Një interpretim brutal”, shkroi Rubin në Twitter.

Shkrimet e “New York Times”, Trajkoviq: Vuçiq qe 10 vjet, të dyshuarit për krimet më të rënda i quani patriotë e heronj