Lajme

Konjufca ngushëllon për dy ngjarjet tragjike në Serbi

05/05/2023 10:26
nga:N M

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka ngushëlluar prindërit dhe familjarët e dy ngjarjeve tragjike në Beograd që ndodhën në këtë javë.

“Shpreh ngushëllimet më të thella për prindërit dhe familjarët e viktimave të dy ngjarjeve tragjike në Beograd!”, ka shkruar Konjufca në Facebook.

“Ngjarjet e tilla janë gjithnjë të rënda dhe krijojnë pikëllim për këdo dhe gjithkund, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijë dhe civilë, e sidomos kur një nga këto krime të kësaj natyre të rëndë ndodh në një shkollë. Uroj shërim sa më të shpejtë për të plagosurit!”, ka thënë Konjufca.

Janjiq: Gjendjen në veri të Kosovës mund ta shfrytëzojnë formacionet paramilitare serbe