Sporti

Chelsea nuk dëshiron largimin e Felix, ka gati një ‘formulë’ për vazhdimin me të

05/05/2023 09:27
nga:Mergim Rreci

Chelsea do të negociojë me Atletico Madrid një marrëveshje të dytë për huazimin e Joao Felix.

Klubi colchonero, i cili i pagoi 126 milionë euro Benfica-s në vitin 2019, tani po kërkon afër 100 milionë për të shitur shërbimet e sulmuesit portugez, përcjell GazetaBlic Sport.

Një shumë që Chelsea nuk dëshiron ta shpenzojë, duke qenë megjithatë i gatshëm të paguajë 20 milionë euro për transferimin në 2023/24.

Pagat e Joao Felix prej 280 mijë eurove në javë, do të përballoheshin edhe nga britanikët.

/GazetaBlic Sport/