Sporti

Rivaldo: “Ronaldo mund të jetë duke menduar nëse paratë që ai merr ia vlejnë”

05/04/2023 20:42
nga:L J

Rivaldo, ish-futbollisti brazilian, kampion bote (2002) dhe fitues i Topit të Artë (1999) në një intervistë për Betfair foli për situatën e Cristiano Ronaldos në Al Nassr dhe të ardhmen e tij, pas lajmeve që kishin qarkulluar tashmë për largimin e portugezit nga Arabia Saudite.

Ylli brazilian beson se paratë mund të kenë krijuar një iluzion te portugezi, i cili aktualisht është duke rivlerësuar të ardhmen e tij në klubin saudit, përcjell GazetaBlic Sport.

“Unë e kuptoj që ndonjëherë lojtarët mashtrohen nga kontratat, por atëherë jeta është më e mbyllur dhe futbolli nuk është gjithmonë aq i lehtë sa pritet. Pra, ai mund të jetë duke kaluar një fazë zhgënjimi dhe madje duke menduar nëse paratë që merr kompensojnë jetën jo aq të lumtur që po kalon për momentin”, tha Rivaldo.

Në një kohë kur flitet për mundësinë e rikthimit të Ronaldos në Real Madrid, Rivaldo supozon se do të dëshironte ta shihte këtë dhe se, pavarësisht moshës së tij, Ronaldo mund të jetë ende shumë i dobishëm për bardhezinjtë.

“Sigurisht që do të ishte bukur për futbollin të shihte Cristiano Ronaldon të kthehet në Real Madrid për t’i dhënë fund karrierës së tij. Sigurisht, tifozët duhet të kuptojnë se nuk do të mund të kërkojnë nga ai të njëjtën gjë si kur ishte 25 apo 26 vjeç, por ai mund të ndihmojë klubin të arrijë më shumë”, ka komentuar ai.

/GazetaBlic Sport