Sporti

Udinese – Napoli, formacionet zyrtare | Rrahmani starton

05/04/2023 20:04
nga:L J

Napoli është në pritje të shpallet kampion i Italisë për sezonin 2022/2023.

Dhe kjo do të ndodhë në rast se arrin rezultat pozitiv (barazim ose fitore) ndaj Udineses në ndeshjen e javës së 33-të në Serie A që zhvillohet në Dacia Arena.

Partenopei kanë qenë në formë fantastike që nga fillimi i sezonit dhe do t’i gëzohen titullit nëse arrijnë të marrin së paku një pikë në këtë përballje. Në anën tjetër, Udine nuk ka ndonjë objektiv të qartë, duke qenë se ndodhet larg zonës së rrezikut dhe larg pozitave evropiane.

Trajneri i ekipit mysafir, Luciano Spalletti, do t’i udhëheqë lojtarët e tij drejt suksesit përballë homologut vendas, Andrea Sottil.

Udinese: Silvestri; Becao, Bijol, Nehuen Perez; Ehizibue, Samardzic, Walace, Lovric, Udogie; Pereyra; Nestorovski.

Napoli: Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Kim, Olivera; Anguissa, Lobotka, Ndombele; Elmas; Osimhen, Kvaratskhelia.