Sporti

A po rrezikon Llapi dështimin e madh, Batatina mund të mbetet pa Evropë

05/04/2023 18:06
nga:Lorik J

Skuadra e Llapit u mposht edhe sot në Superligën e Kosovës në futboll. Klubi i Tahir Batatinës humbi nga Drita me rezultatin 0-2 në “Zahir Pajaziti”.

Drita mori fitore të madhe pasi tashmë ndodhet në vendin e parë, me tre pikë para Ballkanit në renditjen e Superligës së Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.

Por, punët kaq mirë nuk i ka edhe Llapi i Tahir Batatinës, pasi tani ndodhen në një pozitë jo aq të favorshme dhe larg objektivave që kishin në fillim të edicionit.

Fillimisht, objektivi i tyre ishte Kupa e Kosovës, por aty u eliminuan nga Gjilani, kurse më pas tentuan Evropën përmes kampionatin, por edhe aty duket se do ta kenë të vështirë.

Momentalisht, KF Llapi ndodhet në pozitën e gjashtë në tabelë me 41 pikë.

Katër xhiro para fundit, Llapi ndodhet nëntë pikë larg vendit të tretë, që siguron kualifikimin në Evropë.

Si kualifikohen skuadrat kosovare në garat evropiane:

Fituesi i Superligës – rrethi i parë kualifikues në Champions League

Fituesi i Kupës – rrethi i dytë kualifikues në Conference League

Vendi i 2-të i Superligës – rrethi i parë kualifikues në Conference League

Vendi i 3-të i Superligës – rrethi i parë kualifikues në Conference League