Sporti

Batatina: Drita nuk bëri asgjë, ne ia mundësuam fitoren me gabimet tona!

05/04/2023 17:06
nga:L J

Skuadra e Dritës ka marrë fitoren e madhe ndaj Llapit.

Drita fitoi ndaj Llapit me rezultatin 0-2, për të marrë tre pikë shumë të mëdha në luftën për titull, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, Batatina tha se skuadra e tij nuk ishte efikase dhe kur nuk shënon, atëherë humbet ndeshja.

“Kishim mungesa dhe ra loja. Drita nuk bëri asgjë, por ne ia mundësuam atyre fitoren, pasi nuk shënuan nga penalltia. Lojtarët kryesorë munguan, por kjo ishte pika jonë e dobët”, tha Batatina për Art Sport1.

“Ne nuk ishim efikas në finalizim, Kurtaj nuk i bëri krosimet si duhet, kur nuk arrin të shënosh është vështirë të fitosh ndeshjen. Drita u mbrojt me të gjitha forcat që të mos barazohet rezultati”, përfundoi Batatina.

/GazetaBlic Sport