Sporti

Ten Hag sqaron ‘debatet’ mes Bruno Fernandes dhe Casemiros: Ata kanë ambicie për suksesin e klubit

05/04/2023 15:09
nga:E K

Diskutimet mes Bruno Fernandes dhe Casemiro në fund të ndeshjeve tashmë janë ‘të famshme’. Ndodhi të paktën dy herë në një mënyrë evidente – dhe përfundoi në një përqafim pas grindjeve – me trajnerin Erik ten Hag që tha se ai nuk ka asnjë problem me këtë.

Lojtarët diskutuan për herë të parë në shkurt, pas fitores ndaj Newcastle në finalen e Kupës së Ligës dhe fundjavën e kaluar, pas triumfit ndaj Aston Villas, ku portugezi shënoi edhe golin e fitores, përcjell GazetaBlic Sport.

Trajneri holandez ka komentuar mbi këtë çështje: “Po, sigurisht. Ata duhet të komunikojnë, duhet të organizohen dhe të sigurohen që ne të dalim me fitore. Pra, kur ata flasin, diskutojnë apo debatojnë, nuk kam asnjë problem me këtë, kjo tregon se ata kanë vullnet dhe ambicie për suksesin e ekipit”, tha ai.

Ten Hag ka vlerësuar gjithmonë lidershipin e të dy lojtarëve.

/GazetaBlic Sport/