Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se ka larguar nga puna, Sh.G, mbikëqyrës në Qendren Korrektuese të Dubravës.
Në njoftimin se SHKK-së, thuhet se i njëjti gjatë kryerjes se detyrës, ka kryer veprën penale “Keqpërdorim të pozitës zyrtare” dhe “Marrje të ryshfetit”
Bëhet e ditur se vendimi për largim nga puna, është marrë nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e këtyre dukurive negative dhe do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore ndaj secilit individ, i cili është i përfshirë në veprime të tilla korruptive, pavarësisht rolit dhe funksionit që ka”, thuhet në njoftim.
Bislimi, LDK-së: Na tregoni ku e keni vendosur ju “të zhdukur me dhunë” që ne e kemi hequr


