Lajme

Ekzekutimi i biznesmenit Nikulaj, dy prokurorë anglezë mbërrijnë në Lezhë

05/04/2023 11:58
nga:N M

Pas vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë dhe përfshirjes së 4 britanikëve, 2 prokurorë anglezë kanë mbërritur në vendin tonë.

Bëhet e ditur se ata do të njihen me provat që implikojnë personat e vënë nën akuzë të cilët janë ndaluar nga policia britanike.

Ngjarja e rëndë ndodhi në muajin prill ku Nikulaj u ekzekutua në lokalin në pronësi të tij. Ngjarja kishte motive gjakmarrje ndërsa u identifikuan edhe autorët e përfshirë.

Porositësi ishte Edmond Haxhia dhe 5 shtetas të tjerë, 4 anglezë dhe portugezi i cili është edhe ekzekutori.

Rikujtojmë se në Angli u arrestuan Edmond Haxhia, Stephen Hunt, Thomas Mithan dhe Harriet Bridgeman.

Për këtë ngjarje, vijon të jetë në kërkim ekzekutori portugez Ruben Saraiva dhe anglezi, Harry Simson.

Qalaj akuzon Sveçlën: I ke mbajtur 12 orë në takim shefat e hetimeve, është frikësuese