Edin Dzeko ishte i qartë për ambiciet e Interit dhe urinë e tyre përpara ndeshjes gjysmëfinale të Champions League me Milanin.
Nerazzurrët arritën në një fitore emocionuese 6-0 ndaj Hellas Veronës sonte, shkruan GazetaBlic Sport.
Rivalët e tyre, Milan janë në një moment relativisht më të vështirë, pasi kanë barazuar dy ndeshjet e fundit në ligë kundër Cremonese dhe Romës.
Duke folur për Sky Sports Italia, Dzeko reagoi fillimisht për fitoren 6-0 të Interit ndaj Hellas Veronës.
“Natyrisht që më ka munguar goli, por tashmë i kam shënuar golat e mi më të rëndësishëm, nuk është se vuaj kur nuk shënoj”, tha fillimisht ai.
“Sigurisht që është e rëndësishme për një sulmues, por unë nuk i shikoj statistikat. E rëndësishme është të shkojmë në finalen e Ligës së Kampionëve, të kualifikohemi në Champions League me Interin dhe të fitojmë Kupën e Italisë”.
“Milani është një ekip i fortë, ata nuk janë rastësisht në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Por ne besojmë në veten tonë, e dimë se kemi shumë lojtarë të fortë.
Interi është i katërti në tabelën e Serisë A me 60 pikë, vetëm dy më shumë se Atalanta dhe Milan. Me pesë ndeshje të mbetura për të luajtur, gara e katër më të mirëve është ende e hapur dhe bëhet gjithnjë e më e tensionuar.
/GazetaBlic Sport


