Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, në një reagim në rrjetin social Facebook ka thënë se Kurti deri tani në marrëveshjet e pjesshme me Serbinë ka qenë dështim total.
Ai përmendi disa nga marrëveshjet e arritura, e ku sipas Molliqajt, Serbia ka patur më shumë perfitime.
“Kurti deri sot në marrëveshjet e pjesshme me Serbinë ka qenë dështim total.Marrëveshja për Energjinë – Legalizohet një kompani publike e Serbisë që ta bëjë inkasimin, mirëmbajtjen, faturimin e energjisë elektrike për veriun. Ende vazhdojmë të paguajmë rrymën për atë pjesë.Marrëveshja për Letërnjoftime – legalizon në Kosovë letërnjoftimet e strukturave paralele.Marrëveshja e Targave – legalizon në Kosovë targat e veturave Km, Pr etj, të lëshuara nga strukturat paralele.Heqja e barrikadave – marrëveshje e fshehur, ku barrikaduesit e armatosur amnistohen.Marrëveshja për të pagjeturit – Kosova heq dorë nga termi që insistonte “të zhdukurit me dhunë”. Me këtë marrëveshje ne barazohemi me Serbinë, përderisa Serbia heq përgjegjësinë shtetërore për zhdukjen e mijëra civilëve” shkruan Molliqaj në Fcaebook raporton Gazeta Blic.
Reagimi i plotë:
Kurti deri sot në marrëveshjet e pjesshme me Serbinë ka qenë dështim total.
Marrëveshja për Energjinë – Legalizohet një kompani publike e Serbisë që ta bëjë inkasimin, mirëmbajtjen, faturimin e energjisë elektrike për veriun. Ende vazhdojmë të paguajmë rrymën për atë pjesë.
Marrëveshja për Letërnjoftime – legalizon në Kosovë letërnjoftimet e strukturave paralele.
Marrëveshja e Targave – legalizon në Kosovë targat e veturave Km, Pr etj, të lëshuara nga strukturat paralele.
Heqja e barrikadave – marrëveshje e fshehur, ku barrikaduesit e armatosur amnistohen.
Marrëveshja për të pagjeturit – Kosova heq dorë nga termi që insistonte “të zhdukurit me dhunë”. Me këtë marrëveshje ne barazohemi me Serbinë, përderisa Serbia heq përgjegjësinë shtetërore për zhdukjen e mijëra civilëve.
Filmat policore në veri, u dëshmuan aventura të rrezikshme që degraduan pozicionin tonë në dialog dhe zvogëluan sovranitetin tonë në atë pjesë. Për ditë të tëra e lamë policinë pa ndërruar turne e pa rroba, të bllokuar, përderisa shtesat e pagës nuk ia paguajnë që 3 muaj. Zgjedhjet lokale nuk po i begenisë askush përpos Kurtit.
Krejt këto janë katalizatorë të Zajednicës, të cilën Kurti e ktheu si kryefjalë të dialogut.


