Lajme

Kamberi për ngjarjen ku mbeten të vrarë tetë nxënës: I dhimbshëm si lajm, i tmerrshëm si fakt

05/03/2023 13:47
nga:G B

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në një shkollë në Serbi, ku mbeten të vrarë tetë fëmijë dhe punëtori teknik.

Kamberi tha se vrasja e tetë fëmijëve dhe e punëtorit është i dhimbshëm si lajm e i tmerrshëm si fakt.

“Shprehë keqardhje për tragjedinë e ndodhur dhe urojë që rastet e tilla të mos përsëriten asnjëherë e askund. Jetët e fëmijëve janë të çmueshme”, tha Kamberi.

Deputeti shqiptar tutje tha se solidarizohet me dhimbjen e familjeve të fëmijëve të cilët janë viktima të kësaj ngjarje.