Policia e Kosovës (PK) njofton se një grua ka informuar se për arsye të xhelozisë, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të martën, rreth orës 12:15, në Mitrovicë dhe është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”.
“Viktima femër kosovare ka informuar se për arsye të xhelozisë, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në njoftim.


