Lajme

“RTK pa buxhet prej 1 prillit”- Përplasen kryetari i Sindikatës së Televizionit Publik me Armend Mujën

05/02/2023 23:13
nga:Y I

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të RTK-së, Fadil Hoxha, përmes një reagimi në Facebook ka thënë se RTK prej 1 prillit është pa buxhet, raporton Gazeta Blic.

Hoxha thotë se ka 32 ditë që Transmetuesi Publik është lënë në mëshirën e askujt.

Ai tutje shton se e gjithë kjo situatë po ndodh për shkak se deputetët e Komisionit per Buxhet e Transfere nuk duan të takohen dhe kryejnë këtë punë për të cilën janë zgjedhur.

Ndaj kësaj deklarate të Hoxhës ka reaguar kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Transefere, Armend Muja.

Muja në reagimin e tij thotë se çdo pretendim i Hoxhës është i pavërtetë

Por Hoxha sërish i ka reaguar Mujës, duke i publikuar një i-mail që iu ka ardhur nga drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj.

Ahmetxhekaj në reagimin e tij, sipas Hoxhës, ka thënë se kanë kërkuar nga komisioni pë Buxhet, Punë dhe Transfere që së më parë të trajtojnë raportet e RTK-së në mënyrë që të ekzekutohen pagat.

Por kjo është mohuar sërish nga kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Transfere, Armend Muja.

Pas ardhjes në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje u shkarkua Bordi i këtij institucioni, duke u vendosur bordi i ri me anëtarë, Fatmire Lumi Qehaja, Arta Berisha, Albulena Mehmeti, Shukrije Rama, Driton Hetemi, Besnik Boletini, Safet Kabashaj dhe Bekim Sele.

/Gazeta Blic/