Sporti

Arrestohet Deontay Wilder, në makinën e tij u gjet një pistoletë

05/02/2023 19:39
nga:L J

Sipas një raporti të TMZ, ish-kampioni botëror i peshave të rënda në WBC, Deontay Wilder u arrestua në Los Anxhelos pas një ndalimi rutinë të trafikut.

Gjatë ndalimit, policët thonë se ndjenin një erë marijuane të djegur që vinte nga automjeti i tij – kështu që ata kontrolluan makinën.

TMZ, sipas burimeve të tyre, raportojnë se dyshohet se brenda gjetën një pistoletë 9 mm në automjet dhe e vendosën Wilderin në paraburgim.

37-vjeçari u arrestua me akuzën e armëmbajtjes së fshehtë.

/GazetaBlic Sport