Sporti

Presidenti i Napolit thumbon bardhezinjtë: Fitorja 5-1 kundër Juventusit vlen sa titulli i Serisë A

05/02/2023 19:24
nga:L J

Napoli arriti të fitonte kundër Juventusit në një ndeshje që solli shumë polemika dhe diskutime për arbitrimin e takimit.

Së fundmi, presidenti i Napolit, De Laurentis, zgjodhi që të thumbonte bardhezinjtë.

Ai u shpreh se fitorja e tyre 5-1 ndaj Juventusit në përballjen e parë vlen sa gjithë Scudetto. “Ndeshja kundër Juventusit vlen për të gjithë Skudeton, pasi i kemi mposhtur 5-1 në ndeshjen e parë dhe në atë mënyrë në ndeshjen e fundit… ahhhhh… a duhet të flas më shumë se kaq?”, u shpreh De Laurentis.