Lajme

Takimi Kurti-Vuçiq: Statuti i Asociacionit, i ngjashëm me atë të 2015-ës

05/02/2023 18:03
nga:Genita C

Draft statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i përgatitur nga Ekipi Menaxhues, i cili përbëhet nga katër serbë, me në krye Danijela Vujiçiqin, deputete në Kuvendin e Serbisë nga partia e Aleksandar Vuçiqit pritet të jetë i ngjashëm me atë të viti 2015 të cilin Gjykata Kushtetuese e Kosovës hodhi poshtë disa pika të saj.

Ka njoftuar kështu nga Brukseli gazetari i Kanal10, Kushtrim Sadiku në një lidhje direkte.

“Informacionet fillestare që ne i kemi janë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe statuti i propozuar nga ekipi menaxhues që pritet të publikohet para pak çastesh, pritet të jetë një lloj statuti i Asociacionit siç është paraparë para 2015 që i bie para vendimit të Gjzkatës Kushtetuese që i hodhi poshtë mbi 20 pika.”, tha Sadiku nga Brukseli.

Escobar po zhvillon takime me Kurtin dhe Vuçiqin